Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) konfirmoi dënimin për 68 atletë rusë, të cilët ishin pezulluar nga Federata Ndërkombëtare pas raportit të parë të dopingut, të publikuar nga WADA në nëntor të vitit të kaluar.
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv hodhi poshtë apelin e atletëve rusë dhe e publikoi vendimin në faqen zyrtare.
Kjo bën që Rusia të mos ketë asnjë përfaqësues të atletikës në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, përveç Yulia Stepanova e cila bashkëpunoi me WADA-n duke akuzuar “dopingun shtetëror”.