West Ham ka konfirmuar nënshkrimin e Javier “Chicharito” Hernandez nga Bayer Leverkusen.
Të dy klubet njoftuan se kanë rritur marrëveshje për transferimin e lojtarit dhe pas vizitave mjekësore njoftohet edhe zyratarisht.
Hernandez, 29 vjeç, bashkohet me një tarifë rreth 13 milionë funtave pasi kaloi dy sezonet e fundit në Bundesligë.
Sulmuesi shënoi 39 gola në 76 ndeshje në Gjermani pasi u transferua nga Manchester United në 2015, pas një sezoni të huazuar në Real Madrid.