Mbrojtësi brazilian kthehet në FC Barcelona pasi ka luajtur më parë për ekipin nga sezoni 2008/09 deri në sezonin 2015/16.
FC Barcelona dhe Dani Alves kanë arritur një marrëveshje në parim që lojtari t’i bashkohet ekipit të parë të futbollit për pjesën e mbetur të sezonit aktual.
Braziliani do t’i bashkohet stërvitjeve nga java e ardhshme, por nuk do të mund të luajë deri në janar.
Dani Alves erdhi te Barça në verën e vitit 2008 pas pesë sezoneve të shkëlqyera në Sevilla.
Te Barcelona ai luajti tetë sezone, duke bërë 391 paraqitje zyrtare dhe duke shënuar 23 gola.
Ai ishte një zgjedhja kryesore e trajnerëve si Pep Guardiolën, Tito Vilanova, Tata Martino dhe Luis Enrique.