Ish-sulmuesi i Italisë, Dani Osvaldo ka dalë zyrtarisht nga pensioni për të nënshkruar për skuadrën argjentinase, Banfield.
Banfield njoftoi në orët e mëngjesit se Osvaldo ka hedhur lapsin mbi letër në një kontratë deri në fund të sezonit.
33-vjeçari u tërhoq nga futbolli profesional në vitin 2016 për tu përqendruar në muzikë dhe më vonë u shfaq në versionin italian të ‘Dancing with the Stars’.
A continuación, se brinda un informe sobre el Fútbol Profesional del Club Atlético #Banfield
Edhe pse ka lindur në Argjentinë, ai e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij të luajtur në Itali me Leccen, Fiorentinën, Romën, Juventusin dhe Interin.
Ai gjithashtu shënoi katër gola në 14 paraqitje për kombëtaren e Italisë, shkruan telegraf. Osvaldo bashkohet me një skuadër që aktualisht është në vendin e 16-të në elitën argjentinase, e cila pati trajner ikonën e Serie A, Hernan Crespo, deri në shtator.