Daniel Lekndreaj nuk do të jetë më pjesë e klubit të Prishtinës.
Lajmin e bëri të ditur vetë Lekndreaj përmes një postimit në Instagram, ku tha që arsyet e largimit vijnë për shkaqe familjare.
“Jam detyruar për arsye familjare të mos jem më pjesë e ekipit që nga dita e sotme”, tha Lekndreaj, transmeton Klan Kosova.
Nga ana tjetër Lekndreaj i ndau rrugët mirë me klubin, ky pati vetëm fjalë të mira për drejtuesit, stafin dhe veçanërisht tifozët e saj.
“Falënderoj drejtuesit dhe stafin për mbështetjen që më kanë dhënë duke mos i harruar kurrsesi tifozët e zjarrtë për të cilët do të ruaj gjithmonë respekt të madh Plisat”
Lekndreaj ishte njëri ndër lojtarët kryesor te Prishtina këtë sezon dhe do ti mungoj kundër Pejës në Play Off.
Lekndreaj ka luajtur te Prishtina me mesatare prej 13.3 pikëve për ndeshje, 2.6 asistimeve dhe 7.1 kërcimeve