Klubi futbollistik, Drita ka transferuar futbollistin e talentuar, Rron Brojën.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi të klubit gjilanas në faqen e tyre në Facebook.
Ai sezonin e shkuar luajti në elitën e futbollit shqiptar, me ekipin e Partizanit të Tiranës.
Broja përveç Superligës së Kosovës, eksperiencë ka bërë edhe në Belgjikë, në Maqedoninë e Veriut dhe së fundmi në Superioren e Shqipërisë, ndërsa është ftuar edhe nga Kombëtarja e Kosovës në disa ndeshje miqësore.
Ai do të bartë fanelën me numrin 4 që është edhe numri i tij i preferuar.