Sulmuesi Erling Haaland, i është bashkuar gjigantit gjerman, Borussia Dortmund.
Norvegjezi këtë sezon ka qenë një ndër sulmuesit më të mirë në botë dhe ka fituar vëmendjen e shumë gjigantëve evropian, transmeton portali arbresh.info.
Pritej që ish- sulmuesi i RB Salzburg, të transferohej në “Old Trafford” për tu ribashkuar me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer, mirëpo në fund ka zgjedhur klubin gjerman.
Ai ka nënshkruar kontratë katërvjeçare e gjysmë me Borussia Dortmund.
Kujtojmë që në garë për të ishin United, Real, Juventus, Bayern, dhe Leipzig.