Ushtruesi i deritanishëm i detyrës së ministrit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi është zyrtarizuar si udhëheqës i këtij dikasteri.
Ai pas largimit të Albena Reshitaj ishte emëruar si u.d në këtë ministri më 2 gusht 2018, përcjell Klan Kosova.
Detyrat dhe përgjegjësitë e Ministrit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, janë të përcaktuara me rregulloren nr.02/2011 për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive e ndryshuar dhe e plotësuar me rregulloren nr.14/2017, me rregulloren nr. 15/2017 dhe me rregulloren nr.16/2017.