Feronikeli ka arritur marrëveshje me futbollistin, Ilir Berisha.
Qendërmbrojtësi do t’i mbrojë ngjyrat e klubit nga Drenasi në pjesën e dytë të sezonit.
Ai ka nënshkruar kontratë me kampionin kosovar sot.
Berisha rikthehet kështu në futbollin kosovar pas përvojës së marrë në arenën ndërkombëtare.
Ai luan në pozitën e mbrojtësit, njihet si futbollist me karakter luftarak dhe i fuqishëm, duke i dhënë kështu edhe më shumë stabilitet mbrojtjes së Feronikelit.
Ai ka qenë pjesë e Orebro, Gefle, Flamurtarit të Vlorës, e së fundmi ka luajtur te Vasteras.
Berisha njihet edhe për lojën në ajër, ai është i njohur edhe për nofkën e tij “Air Berisha”.
Kujtojmë që Berisha më parë ishte grumbulluar nga Kombëtarja e Shqipërisë, ndërsa ka edhe disa ndeshje me Kosovën, transmeton gazetaexpress. 28-vjeçari ishte ndër lojtarët kyç të Kosovës para pranimit në UEFA e FIFA.