Ndeshja mes Kroacisë dhe Kosovës është shtyrë për të dielën, shkaku i të reshurave të mëdha të shiut.
Pas 10 minutash pushim, gjyqtari dhe kapitenët e dy përfaqësuesve kanë dalë në fushë dhe është marrë vendim që ndeshja të shtyhet për nesër. Pas pak do të bëhet e ditur koha e zhvillimit të ndeshjes.
Ndeshja është ndërprerë në minutën e 24-të. Rezultati ishte 0 me 0.