Zyrtare: Llapi rinovon me 13 lojtarë

Prishtinë | 15 Qer 2021 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Llapi ka njoftuar se ka bërë disa rinovime të kontratave me disa nga futbollistët e tyre.

Kapiteni Bujar Idrizi, Benjamin Emini, Arbnor Ramadani, Elvis Prençi, Ardit Peposhi, Kushtrim Shabani dhe Edon Zeqiri, kanë rinovuar marrëveshjet edhe për një tjetër vit.

Kontratë me skuadrën deri në vitin 2022 ka portieri Marijan Coric, mesfushorët Edon Sadriu e Kastriot Selmani, sulmuesit Valmir Veliu dhe Adonis Aliu kanë kontratë deri në vitin 2023, kurse mesfushori defanziv, Ilir Krasniqi deri në vitin 2025.

Kampioni i Kupës së Kosovës lëshoi një njoftim në rrjetin social Facebook, duke bërë me dije se ka blinduar 13-t futbollistët.

Lexoni njoftimin e plotë :

Kapiteni Idrizi me shokë zgjasin bashkëpunimin me Llapin edhe për një vit

Bujar Idrizi, Benjamin Emini, Arbnor Ramadani, Elvis Prençi, Ardit Peposhi, Kushtrim Shabani dhe Edon Zeqiri nënshkruajnë kontratë të re me klubin edhe për një vit

Podujevë, 15 qershor 2021 – Sot kemi arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratave me shtatë futbollistët kyç të skuadrës në vitet e fundit, sidomos në edicionin që lamë pas, të cilët kontribuan në suksesin e skuadrës me rastin e fitimit të Kupës së Kosovës.

Grupi prej shtatë futbollistëve të prirë nga kapiteni i skuadrës, Bujar Idrizi dhe zv. kapiteni Benjamin Emini, mbrojtësit Elvis Prençi dhe Ardit Peposhi, mesfushorët Arbnor Ramadani, Kushtrim Shabani e Edon Zeqiri, ndonëse kishin kontratë valide deri pas ndeshjeve të Evropës, u dakorduan me vazhdimin e kontratës edhe për edicionin e ardhshëm 2021/22.

Kontratë me skuadrën deri më 2022 vit kanë portieri: Marijan Coric, mesfushorët: Edon Sadriu e Kastriot Selmani, sulmuesit Valmir Veliu dhe Adonis Aliu kanë kontratë deri në vitin 2023, kurse mesfushori defanziv, Ilir Krasniqi deri në vitin 2025.

Vazhdojmë të bashkuar drejt suksesit në ndeshjet ndërkombëtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme