Nuk ka marrëveshje – Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja nuk kanë arritur që të merren vesh që të nënshkruajnë koalicionin për bashkëqeverisje.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook.
Ai ka treguar një ofertë të fundit që i ka bërë LDK-së për ndarjen e posteve, por që ka thënë se është refuzuar. Ka thënë se VV-ja ka bërë kompromise, por asnjë s’është bërë nga LDK-ja.
Këto dy parti tash e sa kohë kanë zhvilluar takime në përpjekje për të arritur një marrëveshje, por duket se megjithatë nuk kanë arritur të tejkalojnë pengesat.
Posti i presidentit shkaktoi ngërç në bisedimet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, gjë që duket se e ka pamundësuar arritjen e koalicionit qeverisës VV-LDK.