Walter Mazzarri nuk është më trajneri i Watfordit.
Skuadra nga Premierliga, Watford ka njoftuar se trajneri italian, Walter Mazzarri, do të largohet nga drejtimi i skuadrës në fund të këtij sezoni, përcjell Express.
“Pasi bordi diskutoi me Walter Mazzarri qëllimet dhe aspiratat e ardhshme të klubit, u vendos që ai do të largohet nga posti si trajnerit pas ndeshjes së fundi të sezonit 2016-17”, ka deklaruar Presidenti i Watfordit, Scott Duxbury.
“Falënderojmë Walterin dhe stafin e tij për kontributin që ata kanë dhënë në Watford gjatë këtij sezoni.”, ka theksuar Duxbury.
Ish trajneri i Interit dhe Sampdorias e kishte marrë drejtimin e Watfordi në verën e vitit të kaluar.