ZYRTARE: Prishtina zgjedh kryetrajner të ri Emmanuel Egbon

Prishtinë | 26 Tet 2023 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

FC Prishtina ka reaguar shpejtë pas ndërprerjes së bashkëpunimit me trajnerin e deritashëm, Debatik Curri.

Në më pak se dy orë pas lajmërimit për ndërprerjen e bashkëpunimit, Prishtina ka njoftuar se ka emëruar trajnerin e ri.

Bëhet fjalë për Emmanuel Egbo, 50-vjeçarin nga Nigeria me shtetësi shqiptare.

Egbo arriti që të bëhej kampion me Tiranën në Superioren e Shqipërisë, në sezonin 2019-20.

Ai ishte portier i shumë skuadrave, ndër to edhe Bylys e Tirana, kurse më vonë edhe si trajner i portierëve dhe kryetrajner i të dy këtyre skuadrave.

Pas marrjes së postit, Egbo ka dhënë deklaratën e tij të parë si trajner i ri i Prishtinës, duke thënë se nuk ishte shume e vështirë që të pranonte ofertën, pasi Prishtina është klubi më i madh në Kosovës.

Ai ka folur edhe për objektivat e klubit, i cili tha se më e pakta do të ishte pjesëmarrja në Evropë, por pse jo edhe më lartë.

“E njoh Prishtinën, është klubi më i madh në Kosovë, nuk diskutohet me trofetë që ka fituar dhe me shumë ngjarjet që ka bërë me futbollin e Kosovës”.

“Nuk ishte shumë e vështirë të pranoja ofertën. Pas shpjegimit të planeve dhe objektivave që ka klubi dhe duke qenë tip që i dua sfidat, duke qenë se kam punuar edhe te Tirana, si kulmi i futbollit në Shqipëri, e di që çfarë presioni kanë klubet si Prishtina dhe nuk e pata të vështirë të pranoja punën. Do të jetë ide e mirë të bashkëpunoj me klubin”.

“Nga afër nuk e njoh ekipin, por kam ndjekur skuadrën edhe në të kaluarën, por edhe tash së fundi, nga pamjet televizive në Shqipëri, por edhe nga video-ndeshjet. Por, objektivat janë të qarta, arritja më e pakët është Evropa, pse jo edhe më lartë, por kjo mund të arrihet vetëm të bashkuar me të gjithë punëtorët e klubit deri te futbollisti më kryesor i skuadrës”, ka deklaruar ai, njofton faqja zyrtare e klubit bardhekaltër.

Të ngjashme