Bujar Loci nuk do të jetë më trajner i KB Rahovecit.
Vreshtarët kanë ndarë rrugët me trajnerin pejan pas një mbledhje të bordit të klubit pas disfatës në gjysmëfinale të ‘Final 8 Kupës së Kosovës’.
Bashkëpunimi mes palëve nuk do të vazhdojë dhe bordi drejtues i klubit ka falënderuar trajnerin pejan për kontributin e dhënë.
Njoftimi i plotë nga KB Rahoveci:
Bordi i KB Rahoveci në mbledhjen e fundit të mbajtur pas zhvillimit të FINAL 8 ka analizuar rrjedhën e kampionatit dhe pozicionin aktual të skuadrës sonë në këtë fazë të garave edhe në Superligë.
Pas shqyrtimeve dhe diskutimeve për gjetjen e një rrugëdalje nga këto rezultate, në marrëveshje edhe me trajnerin Bujar Loci, ka vendosur që të shkëpus bashkëpunimit me këtë të fundit.
Bordi ka vlerësuar se skuadra po hynë në një fazë kruciale të kampionatit dhe e ka parë të domosdoshëm këtë veprim. Bordi dëshiron ta falënderoj trajnerin Loci për tërë angazhimin në pjesën e parë të kampionatit pasi siç dihet i njëjti e mori drejtimin e klubit në fazë jo të mirë.
Bordi i dëshiron çdo të mirë dhe suksese në të ardhmen trajnerit Loci, derisa ditëve të ardhshme do të vendoset edhe për kryetrajnerin e ri.