Roma ka njoftuar se ka shkarkuar Paulo Fonsecan nga pozita e trajnerit.
Skuadra italiane i japi mundësi strategut që të dorëhiqej, mirëpo ai e refuzoi këtë shans.
Kështu, përmes një komunikate për shtyp, Giallorossët kanë njoftuar se kanë shkarkuar Fonseca.
“Duam ta falënderojmë Paulo Fonsecan për punën e madhe dhe udhëheqjen e treguar këto dy vite”, ka deklaruar presidenti i Romës, Dan Friedkin.
Sidoqoftë, Fonseca do jetë në krye të Romës deri në fund të sezonit dhe pasuesi i tij thuhet se është Maurizio Sarri.