Zyrtare: Sadiku largohet nga Levante, por jo edhe nga Spanja

Prishtinë | 03 Sht 2019 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Armando Sadiku është larguar edhe zyrtarisht nga Levante, mirëpo jo edhe nga La Liga.

Sulmuesi shqiptar ishte pjesë e skuadrës spanjolle, mirëpo që nuk kishte hapësirë të mjaftueshme në skuadër.

Reprezentuesi i Kombëatres së Shqipërisë ka arritur ta kompletojë transferimin te Malaga në ditën e fundit të afatit kalimtar.


Një lajm i mirë ky për Sadikun, që nuk po gjente asnjë hapësirë të mundshme te Levante, derisa do të qëndrojë në formë huazimi deri në fund të sezonit te rivali i tyre.

Trajneri Lopez e kishte nxjerrë tërësisht jashtë projektit duke mos e grumbulluar për asnjë ndeshje të vetme në “La Liga”.

Sadiku te Malaga do të gjejë edhe një tjetër futbollist shqiptar, pasi bën pjesë edhe mesfushori Keidi Bare.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme