Kombëtarja e Portugalisë ka marrë vendim për të ardhmen e trajnerit, Fernando Santos.
Ai do të vazhdojë të jetë trajner i kombëtares portugeze deri në vitin 2024.
“Është privilegj për mua dhe stafin e trajnerëve që të vazhdojë me këtë projekt. Ne e dimë që ne nuk mund të fitojmë çdo gjë por ne do të provojmë”, tha Santos pasi nënshkroi zgjatjen e kontratës.
Santos arriti që me kombëtaren e Portugalisë në vitin 2016 ta fitojë Kampionatin Evropian dhe në vitin e kaluar Ligën e Kombeve.