Shkëndija ka goditur me transferimin e fundit e që është sulmuesi i talentuar francez Aboubaker Es Sahhal.
19-të vjeçari vjen nga skuadra e njohur Guingamp, ndërsa pasi kaloi me sukses ekzaminimet mjekësore firmosi me kuqezinjtë deri verën e vitit 2023.
“ Jam interesuar për klubin dhe pashë se kanë fituar tituj si në kampionat dhe Kupë, kanë luajtur shumë herë në Play Off të Ligës së Evropës dhe është klubi më i mirë në Maqedoni”, ishin fjalët e tij të para.
“Më kanë pritur shumë mirë dhe shpresoj se do të bëj gjëra të mëdha. Premtoj se do të jap maksimumin për fanellën kuqezi dhe për klubin“, shprehet Es Sahhal pas zyrtarizimit të marrëveshjes me Shkëndijën”, ka shtuar më tej Sahhal.
Aboubaker Es Sahhal pas vetes ka disa sezone shumë pozitive me ekipin e dytë të Guingamp, që si pasojë i mundësuan të luante me shpresat U17 dhe U18 të Francës.
Paraqitjet e mira bënë që për shërbimet e tij interes të shfaqnin klube të njohura nga Anglia, Italia dhe Portugalia. Shkëndija shfrytëzon situatën e krijuar me mos realizimin e transferimit dhe reagon shpejtë duke blerë kartonin e futbollistit.
Francezi tashmë ka udhëtuar drejt Turqisë ku është bashkuar me skuadrën në fazën përgatitore që zhvillohet në Antali.