Pas ngjarjeve të fundit dhe testit pozitiv të Daniele Ruganit me koronavirus është shtyrë edhe dueli Juventus – Lyon.
Juventus dhe Lyon, takimi kthyes i fazës së eliminimit të Ligës së Kampionëve ishte paraparë të luhet me 17 mars, por pas përhapjes së koronavirusit – ky duel është shtyrë deri në një datë të pacaktuar, shkruan GazetaBlic.
Lojtarët e Juventusit janë aktualisht në karantinë dhe kështu UEFA ka vendosur të shtyjë takimin e Champions League.
Data e ndeshjes do të konfirmohet javën e ardhshme.