Steven Gerrard ka fituar çmimin si ‘Trajneri i Vitit’ në Skoci.
Legjenda e futbollit anglez fitoi këtë çmim me merit, pasi arriti ta shpallte kampion klubin e Rangersit pas 10 viteve.
Me Rangers, këtë sezon Gerrard bëri 55 ndeshje, shënoi 43 fitore – barazoi 10 herë dhe pësoi vetëm dy humbje.
Ai arriti ta fitonte titullin e Premierligës skoceze me 23 pikë dallim nga vendi i dytë, rivali Celtic.