Kryetari i Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, Elmi Reçica, së bashku me zyrtarët e tjerë të PDK-së, Nënkryetarja Vlora Çitaku dhe deputetët Enver Hoxhaj e Blerta Deliu – Kodra, kanë nisur sot vizitën zyrtare në Itali.
Të shoqëruar nga kryetari i degës së PDK-së për Itali me bashkëpunëtorë, vizitën e punës në Itali e filluan në familjen e Sahit Berishës, aktivistit të dalluar kombëtar, aktualisht kryetar i nëndegës së PDK-së për Gorizia.
“I dëshiruam shërim sa më të shpejtë e të plotë, pas një aksidenti të pësuar në vendin e punës”, ka shkruar Reçica.
Gjatë kësaj vizite në Itali, zyrtarët e PDK-së do të takojnë degën dhe nëndegët, aktivistët dhe mbështetësit e PDK-së.