Drejtori Gjeneral i Komisionit Evropian për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim, Christian Danielsson, dhe drejtori Menaxhues për Evropë dhe Azi Qendrore në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme (EEAS), Thomas Mayr-Harting, janë takuar me përfaqësues të shoqërisë civile.
Në fillim të takimit mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje, raporton Ekonomia Online. Dy zyrtarët e BE-së dje janë takuar edhe me kreun e Kuvendit Kadri Veseli e kryeministrin Ramush Haradinaj.
Të dy kanë kërkuar që Kosova të përmbush detyrat e marra sa i përket integrimit në fokus të veçantë miratimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi e luftës kundër korrupsionit.
Danielsson dhe Mayr-Harting gjithashtu do të marrin pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes Grant për Projektin për Rehabilitimin e Linjës Hekurudhore 10 të Kosovës, ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh).
Për tu takuar më pas me ministren e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha.