Afrim Avdaj, drejtor i Spitalit Rajonal të Prizrenit tha se janë 13 pacientë pozitiv me COVID-19 të qarkut të Kukësit, të cilët po marrin mjekim në spitalin që ai drejton.
Mjeku tregoi për Euronews Albania se 14 pacientë nga veriu i Shqipërisë e deri në Lezhë kanë marrë shërbime të rregullta të hemodializës në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Vetëm për pacientë që ndërlidhen me COVID kemi trajtuar 75 pacientë ndër ta dhe zyrtarë të institucioneve të Republikës së Shqipërisë.
”Sipas mjekut vetëm në tre ditët e fundit kanë shkuar të shëruar në shtëpi 9 pacientë nga Shqipëria, njëri prej tyre zyrtar i Kukësit dhe ndërkohë një tjetër zyrtar është në trajtim e sipër”, tha ai.
Afrim Avdaj sqaroi gjithashtu se pacientët që nuk janë të rekomanduar, paguajnë një shifër në bazë të rregullores në fuqi dhe më pas çdo shërbim që realizohet brenda spitalit nuk ka pagesa shtesë vetëm nëse për një patologji të caktuar mund të mungojë medikamenti.
“Vetëm para tre ditësh kishim 22 të hospitalizuar ndërsa aktualisht gjithsej në spitalin tonë janë të hospitalizuar 85 pacientë, prej tyre dhjetë në reanimacion dhe nga këta një është në intubim,” – sqaroi mjeku.
Siç u shpreh dhe Avdaj çdo qytetar i veriut të Shqipërisë dhe jo vetëm veriut, trajtohet njësoj si një qytetar i Republikës së Kosovës.