Një pjesë e zyrtarëve të Zyrës së Kryeministrit dhe zyrtarë të ish- Ministrisë së Integrimit Evropian, që dy ditë janë në grevë.
Sipas komunikatës së kërkesë të vetme kanë anulimin e Rregullores 01/2020 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Zyrën e Kryeministrit.
Ata kanë thënë se greva do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesës.
Komunikata e plotë:
Ju njoftojmë se mbi gjysma e zyrtarëve të Zyrës së Kryeministrit dhe zyrtarë të ish Ministrisë së Integrimit Evropian kanë hyrë në Grevë më 14 janar 2021 dhe kanë vazhduar atë ditën e sotme.
Kërkesa e vetme e grevistëve është: Anulimi i Rregullores 01/2020 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Zyrën e Kryeministrit.
Kjo Rregullore është duke u kundërshtuar për shkak të shkeljeve ligjore të cilat kanë ndodhur gjatë procesit të hartimit të saj. Grevistët e vlerësojnë se kjo Rregullore përbën shkelje të shumta procedurale dhe materiale të legjislacionit në fuqi.
Greva do të vazhdojë deri në Anulimin e Rregullores 01/2020 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Zyrën e Kryeministrit.
Këshilli Grevist në Zyrën e Kryeministrit.
– Trendelinë Dreshaj;
– Arlinda Likaj – Sejdiu;
– Arben Krasniqi.