Kombëtarja e Tunizisë e ka shkarkuar trajnerin e saj, Sabri Lamouchi, të hënën pas humbjes së rëndë 5-1 ndaj Suedisë në ndeshjen e tyre të parë në Kupën e Botës.
Federata Tuniziane e Futbollit e konfirmoi vendimin përmes një deklarate në “Instagram”.
“Është arritur një marrëveshje zyrtare për shkarkimin e trajnerit Sabri Lamouchi. Po bëhen plane për emërimin e Mondher Kebaier si trajner i përkohshëm i kombëtares”, shkroi Federata tuniziane.
Tunizia do të përballet me Japoninë të shtunën në të njëjtin stadium në Guadalupe, ku kishte pësuar humbjen ndaj Suedisë, përpara se të përfundojë ndeshjet e grupit kundër Holandës në Kansas City.
Lamouchi, 54 vjeç, ishte emëruar në janar dhe tashmë ishte nën presion pas humbjes 5-0 në një miqësore ndaj Belgjikës në Bruksel.
Trajneri francez më parë kishte drejtuar kombëtaren e Bregut të Fildishtë në Kupën e Botës 2014, por nuk arriti të kalonte fazën e grupeve në Brazil.