Zyrtare: UEFA e zgjedh golin më të mirë të “EURO 2024”

Prishtinë | 16 Kor 2024 | 17:51 | Nga Ekonomia Online

Shtëpia më e madhe e futbollit europian, UEFA e ka zgjedhur edhe golin më të mirë të turnout “EURO 2024”.

Goli më i mirë i zgjedhur për këtë kampionat është ai i Lamine Yamal, që e shënoi në takimin gjysmëfinal ndaj Francës.

Goli në minutën e 95-të nga Jude Bellingham ndaj Sllovakisë zë vendin e dytë.

Ndërsa, vendi i tretë i përket Xherdan Shaqirit, me golin e shënuar ndaj Skocisë në fazën e grupeve.

Të ngjashme