Klubi gjerman, Fortuna Dusseldorf ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit të Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha.
Gjatë ditës së mërkurë u raportua se Lazio dhe klubi gjerman po diskutojnë një marrëveshje për yllin e Kosovës.
Nuk ka vonuar shumë dhe sot (e enjtë) ka ardhur edhe konfirmimi i transferimit të Berishës te klubi nga Bundesliga.
Është vet Fortuna Dusseldorf që ka njoftuar transferimin e Berishës me anë të rrjeteve sociale.
“Fortuna Dusseldorf ka nënshkruar mesfushorin Valon Berisha”.
“26-vjeçari vjen si huazim nga klubi italian Lazio deri në fund të sezonit”.
“Të dy klubet kanë rënë dakord për një mundësi blerjeje”, thuhet në njoftimin e klubit gjerman.