Tashmë kanë filluar edhe përforcimet e skuadrave të Superligës së Kosovës në futboll.
Liria ka nisur të mendojë për sezonën e re dhe për këtë ka filluar të sjell lojtarë ri në ekip.
Në fakt, në klubin prizrenas është rikthyer pas disa vjetësh mbrojtësi që hapa e para i ka marrë te “Arpagjik’t”, Valon Bytyqi.
Ky i fundit është prezantuar gjatë ditës së sotme në radhët e ekipit, bën të ditur faqja zyrtare e klubit në rrjetin social Facebook.
“Valon Bytyqi rikthehet në shtëpinë e madhe”, shkruan në njoftimin e klubit prizrenas.
Theksojmë se mborjtësi i krahut të djathtë për disa vite ka luajtur te klubi i Ballkanit të Suharekës.
Ndryshe, pas largimit të disa prej lojtarëve titullar të sezonit të kaluar, ka paralajmëruar edhe përforcime të tjera.