Pavarësisht raportimeve të shumta që e lidhnin Xavin me Barcelonën, spanjolli ka vendosur që ta zgjasë kontratën me Al-Sadd.
Që nga koha kur u shkarkua Ernesto Valverde, ish mesfushori lidhej me postin e kryetrajnerit te Barcelona.
Madje, së fundmi u raportua se ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit dhe nga sezoni i ardhshëm të jetë trajner i tyre.
Mirëpo, kjo nuk pritet të ndodh së paku jo edhe për një vit. Klubi arab, Al-Sadd, ka njoftuar se Xavi ka rinovuar kontratën edhe për sezonin 2020/21.