Zyrtarët amerikan: Raketat ruse me shkallë të lartë dështimi

Prishtinë | 25 Mar 2022 | 08:25 | Nga Ekonomia Online

Raketat ruse po vuajnë një shkallë dështimi deri në 60 përqind, kanë pohuar shumë zyrtarë të paidentifikuar amerikanë në një raport të Reuters.

Dështimet mund të shkaktohen nga çdo gjë, duke filluar nga pamundësia për të nisur e deri te dështimi për të shpërthyer në goditje, shkruan BBC.

Norma e raportuar, e cila nuk është verifikuar diku tjetër, mund të shpjegojë luftën e Rusisë për të ruajtur vrullin në pushtimin njëmujor.

Sipas SHBA-së, Rusia ka lëshuar të paktën 1 mijë e 100 raketa që nga fillimi i luftës.

Ata nuk kanë thënë se sa kanë goditur objektivat e tyre dhe a kanë shpërthyer me sukses.

Të ngjashme