Zyrtarët amerikanë thonë se sëmundja paralizuese ka gjasa të ketë shifra më të larta.
Ata ende përpiqen të gjejnë trajtime për qindra fëmijë të lënë mistershëm me aftësi të kufizuara, njofton Klan Kosova.
Shumë familje britanike thonë se fëmijët e tyre kanë rifituar të paktën disa lëvizje në gjymtyrët e prekura, por tregimet e shërimit të plotë janë të pazakonta.
Zyrtarët e shëndetësisë nuk mund të thonë se sa të rimëkëmbur plotësisht, pjesërisht apo aspak, ose sa kanë vdekur, megjithëse Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thonë se vdekjet janë të rralla.
Shkencëtarët dyshojnë se sëmundja e paralizës po shkaktohet kryesisht nga një virus i caktuar që u identifikua më shumë se 55 vjet më parë dhe mund të ketë ndryshuar për t’u bërë më i rrezikshëm. Por ata ende nuk e kanë dëshmuar këtë.
Dhe ndërkohë që mjekët kanë vendosur një numër trajtimesh të vetme ose në kombinim – steroid, medikamente antivirale, antibiotikë, një proces pastrimi të gjakut – CDC thotë se nuk ka dëshmi të qarta se do të funksionojnë, njofton Klan Kosova.