Zyrtarët publikë të 10 komunave rrezikojnë të mbesin pa paga në nëntor, shkak Kontrata Kolektive

Prishtinë | 09 Nën 2024 | 08:15 | Nga Gzim Mujaj

Zyrtarët publikë të mbi 10 komunave të Kosovës rrezikojnë që mbesin pa paga të muajit nëntor si shkak i Kontratës Kolektive. Kështu ka bërë të ditur për Ekonomia Online drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Ibrahimi ka thënë se në bazë të dhënave që kanë si shkak i kontratës kolektive janë mbi 122 milionë euro që sipas tij u janë marr komunave padrejtësisht. Ai ka deklaruar se këto mjete u janë marrë komunave nga investimet kapitale, subvencionet dhe nga mallrat dhe shërbimet.

“Problem kryesor i komunave për momentin është kontrata kolektive edhe zbatimi i saj. Në bazë të kalkulimeve që i kemi mbi 122 milion euro janë marr komunave padrejtësisht kur shumica absolute  e këtyre mjeteve janë marr nga investimet kapitale, subvencionet dhe nga mallrat dhe shërbimet. Në muajin nëntor jemi, në bazë të informatave që kemi mbi 10 komuna rrezikojnë që në fund të muajit zyrtarët publik në nivelin lokal të mbesin pa paga, apo një pjesë e tyre”, ka thënë Ibrahimi, teksa situatë të rëndë e sheh në fund të vitit, pasi “shumica absolute e komunave kanë minus në kategorinë për paga dhe shtesa”.

“Në bazë të informatave që posedojmë nga komunat e Kosovës situata do të përkeqësohet ka fundi i muajit dhjetor sepse në bazë të informatave që kemi shumica absolute e komunave kanë minus në kategorinë për paga dhe shtesa, kjo do ta bëjë një situatë tepër të pa lakmueshëm ndaj zyrtarëve publik në nivel lokal sepse ka gjasa që edhe ata të bien para një pozite ku nuk kanë mundësi që ta marrin pagën”, ka thënë tutje Ibrahimi.

Ai ka thënë se kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndajë mjete buxhetore për shpenzimet për paga dhe shtesa për zyrtarët publikë për komunat e Kosovës, njëjtë siç ka vepruar javën e kaluar duke ndarë buxhet për komunë e Kamenicës dhe Vitisë.

“Kjo ka ndodhur në dy komuna të Kosovës, pra me komunë e Vitisë dhe Kamenicës, mirëpo fatmirësisht qeveri në këtë rast ka reaguar dhe për muajin tetor i ka mbuluar shpenzimet për paga dhe shtesa për zyrtarët publikë të këtyre dy komunave. Neve si Asociacion kërkojmë, sepse përgjegjës për ndarjen e pagave në nivel Kosovë për të gjithë zyrtarët publikë është niveli qendror. Pra është qeveria e Kosovës dhe ne vetëm kemi adresuar një kërkesë të kryeministri Albin Kurti dhe ministri Hekuran Murati, që të njëjtin veprim që kanë ndërmarr ndaj komunës së Vitisë dhe Kamenicës ta ndërmerr edhe ndaj komunave të tjera të cilat kanë minus në kategorinë për paga dhe shtesa. Kjo është e arsyeshme edhe qeveria ka obligim që të mendoj për këtë çështje sepse kontrata kolektive janë nënshkruar nga niveli qendror e jo nga niveli lokal”, ka thënë ai.

Drejtori ekzekutiv i AKK-së ka thënë se po ashtu se kanë kërkuar edhe nga deputet e Kuvendit të Kosovës që gjatë shqyrtimit të buxhetit për vitin 2025 ta parashohin një vi buxhetore për mbulimin e kostos financiare që buron nga kontrata kolektive.

“Ne si AKK kemi kërkuar gjithë deputeteve të Kuvendit të Kosovës që gjatë shqyrtimit të buxhetit për vitin e ardhshëm të Kosovës ta parashohin një vijë buxhetore për mbulimin e kostos financiare që buron nga kontrata kolektive. Gjithashtu e kemi adresuar këtë shqetësim edhe të kryesia e Kuvendit ku kemi kërkuar që AKK-ja, të ketë një takim me kryesin e Kuvendit në mënyrë që të gjejnë një zgjedhje sa i përket këtij problemi. Gjithashtu të njëjtën krekës e kemi adresuar edhe në Komisionin për Buxhet”, ka thënë ai.

Të ngjashme