Gjatë këtyre ditëve janë shkëmbyer akuza e kundër akuza ndërmjet krerëve të shtetit serb dhe të Kosovës, rreth asaj se kush është përgjegjësi për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, e ka quajtur si abuzim politik, hetimin që autoritetet e Prishtinës e kanë bërë rreth rastit të vrasjes së ish-liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq.
Sipas tij autoritetet e Prishtinës e kishin burgosur atë pa ndonjë provë lidhur me akuzat për krime lufte, dhe më pas e kanë vrarë.
“Ata ishin që e arrestuan Oliver Ivanoviqin, ai shpenzoi një kohë të gjatë në burg pa ndonjë provë, i akuzuar për një vrasje, por aty nuk kishte asgjë. Pasataj ata e vranë Oliver Ivanoviqin, dhe pas 14 muajsh nuk ka ndonjë hetim serioz, dhe dua të ngre shqetësime për këtë, spese Prokuroi i Kosovës që po merret me hetimet për këtë vrasje, ka thënë se nuk ka ndonjë provë për pretendimet e tyre politike rreth vrasjes, qoftë edhe për Milan Radojiçiqin”, ka thënë ai, për RTS’në.
Kundër deklarimeve të krerëve serb dje ka reaguar, zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj. Sipas tij përgjegjësit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, qëndrojnë në Beograd, dhe përgjegjës për vrasjen është presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili po e fsheh dhe strehon të dyshuarin kryesor për vrasjen, Milan Radojiçiqin. /GazetaExpress