Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare mes Kosovës dhe Panamasë.
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, tha se kjo nismë është e rëndësishme për shtetin e Kosovës e veçanërisht për qeverinë .
“Është e rëndësishme për qeverinë dhe shtetin e Kosovës pasi mundëson lëvizjen e lirë të bartësve të pasaportave diplomatik pa pasur nevojë t’i nënshkruhet procedurave administrative,” është shprehur Pacolli në mbledhjen e Qeverisë.