Kimmo Kiljunen, kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Finlandës, i ka kërkuar qeverisë të rishikojë tregtinë e saj të armëve me Izraelin.
Ai tha se Finlanda duhet të monitorojë eksportet e saj në dritën e faktit se organe të ndryshme ndërkombëtare kanë paralajmëruar për rrezikun e gjenocidit në Gaza, raporton Helsinki Times, transmeton Klankosova.tv.
“Unë pyes se si qeveria monitoron tregtinë e armëve të Finlandës me Izraelin, dhe konkretisht si siguron që eksportet e armëve nga Patria dhe Nammo të jenë në përputhje me ligjin ndërkombëtar, rezolutën e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së dhe marrëveshje të shumta mbi eksportet e armëve?”, u shpreh Kiljunen.
Në prill, Finlanda mbështeti një rezolutë të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut që bën thirrje për t’i dhënë fund të gjitha eksporteve të armëve në Izrael.