Një zyrtar qeveritar është arrestuar në Gjermani, i akuzuar se ka transmetuar informacione sekrete në Rusi.
Ai punonte në zyrën që merrej me pajisje ushtarake dhe teknologji informacioni
Thuhet se ai shkoi me iniciativën e tij në ambasadën ruse në Berlin, si dhe në konsullatën e saj në qytetin e Bonit, ku ofroi shërbimet e tij.
“Prokurori federal ka arrestuar një oficer gjerman me dyshimin se punonte për një shërbim sekret të huaj”, shkroi Ministri i Drejtësisë, Marco Buschmann, në platformën e rrjeteve sociale X, e njohur më parë si Twitter.
I dyshuari e ka dorëzuar informacionin e marrë gjatë punës së tij me qëllim që ato t’i kalohen një Shërbimi të Inteligjencës së Rusisë, tha Zyra e Prokurorit Federal.
Ai u arrestua në Koblenz në Gjermaninë perëndimore ku shtëpia dhe vendi i tij i punës u kontrolluan.
Arrestimi erdhi pasi agjencia e sigurisë së brendshme, BfV, paralajmëroi në qershor kundër rrezikut të një “operacioni agresiv spiunazhi rus”, ndërsa Moska po kryen pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës
Ndërsa theksohet se ky nuk është rasti i tillë i parë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.