Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan, po qëndron sot për vizitë në Kosovë, në kuadër të turneut të tij në Ballkanin Perëndimor.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Hanrahan pritet të takohet me liderë institucionalë dhe përfaqësues të partive parlamentare.
Diplomati amerikan ka paralajmëruar vizita edhe në Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi.
Po shkoj në Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë pas bisedave produktive në Dejton dhe Uashington. Është një përvjetor i rëndësishëm dhe një kohë vendimtare në Ballkanin Perëndimor. Pres me padurim forcimin e lidhjeve midis SHBA-së dhe vendeve në rajon”, ka shkruar ai ditën e mërkurë.