Zyrtari i lartë amerikan vjen në Kosovë, kjo është agjenda e takimeve

Prishtinë | 18 Mar 2024 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit në Departamentin amerikan të Shtetit, Todd D. Robinson, do të vizitojë Prishtinën nga e mërkura deri të premten, ka njoftuar Departamenti i Shtetit Amerikan.

I njëjti, do të takohet edhe me partnerët e INL që po mbështesin punën e Shqipërisë, për forcimin sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndërtimi i institucioneve të forta.

Në radhën e vizitave, Robinson do ta vizitojë edhe Kosovën, me ç’rast do e zhvillojë një takim me presidenten Vjosa Osmani, raporton Ekonomia Online.

Njoftimi i plotë:

Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) Todd D. Robinson do të udhëtojë në Tiranë, Shqipëri, nga data 18-20 mars, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe partnerët e INL që po mbështesin punën e Shqipërisë për forcimin sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndërtimi i institucioneve të forta.

Nga data 20-22 mars, Ndihmës Sekretari Robinson do të udhëtojë në Prishtinë, Kosovë, ku do të takohet me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe me partnerët e INL në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë.

Të ngjashme