Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj ka komentuar kandidimin e Arben Vitisë për kryetar të Prishtinës, nga Lëvizja Vetëvendosje.
Gecaj ka shkruar se Vitia nga vartës i Shpend Ahmetit, po tenton që të bartet në komunë, pasi e mposhti pandemia.
“Vartësi i Shpend Ahmetit, Arben Vitia, po tenton të bartet në komunë, pasi e mposhti pandemia!”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.
Në ndërkohë dje, nga zyrtarë të LVV-së në Prishtinë është bërë e ditur që Arben Vitia do të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës.