Kandidati për asamblist në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Petrit Reçica, ka konfirmuar se ministri aktual i Shëndetësisë, Arben Vitia do të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës.
Reçica përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se po i bashkohe ekipit te Arben Vitisë për kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës.
“Në zgjedhjet lokale të këtij viti po i bashkohem listës së VV-së për asamble komunale. Pasi që bagazhi im ka të bëjë me gastronomi dhe evente kulturore po mendoj që jam përfaqësues i denjë i këtyre sektorëve”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Reçicës, pa ndërhyrje:
Edhe 100 “dy javë”-sha
Me dy jave po e nisi tregimin tem qe po i bashkohem super ekipit te z. Arben Vitia per kandidat per kryetar te komunes se Prishtines.
Ne zgjedhjet lokale te ketij viti po i bashkohem listes se VV per asamble komunale.
Pasi qe bagazhi jem ka te beje me gastronomi dhe evente kulturore po mendoj qe jom perfaqesues i denje i ketyre sektoreve.
Pra: Për gastronominë dhe kulturēn, pasi që gastronomia është kulturë.
Diteve ne vazhdim do te jem me afer problemeve te kategorive qe do ti perfaqesoj, me shprese qe deri n’fillimin zyrtar te fushates s’kom me postu gjana fushatore, deri atehere mirembetshi!