Një zyrtar i Agjencisë së Regjistrimit Civil në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka dalë pozitiv në Coronavirus.
Për këtë ky institucion ka marrë vendim që të pezullojë ofrimin e shërbimeve me palë.
Stafi i dy qendrave janë duke iu nënshtruar testit për Covid-19 dhe deri në marrjen e rezultateve dhe konfirmimit nga QKMF në Viti dhe nga Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike, këto dy qendra do të jenë të mbyllura.
Deri në përfundimin e këtij procesi të gjitha shërbimet e Regjistrimit të Automjeteve do të bëhen në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në qytetin e Gjilanit, ndërsa shërbimet për Pajisje me Dokumente do të bëhen në qendrat e komunave më të afërta.
Komuna e Vitisë ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për këtë rast.