Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), të mërkurën ka bërë bashkë zyrtarët e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Forcës së Sigurisë, ambasadorë dhe atashe ushtarak nga vendet mike në Konferencën vjetore “FSK dhe Partnerët 2024”, raporton Ekonomia Online.
Christian Nawrat, drejtori i Ekipit ndërlidhës këshillues të NATO-së tha se Aleanca mbetet e përkushtuar që të luaj rolin e saj në mbështetjen e sigurisë dhe stabiliteti në Kosovës.
Si garantoi se NATO ta na ndihmojë FSK-në në ngritjen e kapaciteteve, duke u shëndërruar në nëj forcë shumë etnike.
“NATO mbetet e përkushtuar për të luajtur rolin e saj në mbështetjen e sigurisë dhe stabiliteti në Kosovë e mbarë rajonin. Ne po punojmë, por brenda këtij mandati që ka edhe shumë për të bërë. Duke ofruar këshilla tona si ekip shumë kombesh bazuar në mandati e FSK-së, ne luajmë rol unik në mesin e ndërkombëtarëve që mbështesin FSK”.
“Aleatët tanë mbesin në të njëjtin synim, që të mbështesin FSK-në për të krijuar një forcë të aftë për të i’u ofrua mundësi individëve pa dallime gjinie e përkatësi etnike. NATO mirëpret përparimin e një FSK me gjithëpërfshirëse”.
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, ka përgëzuar FSK-në për profesionalizimin. Madje tha se kjo forcë ka shmangur të gjitha provokimet dhe retorika që kanë mund të qojnë në eskalime të situatës pas sulmit në Banjskë.
“Ka sfida sidomos kjo çështja e fundit e Rusisë dhe ato qëllimet e Serbisë të këqija në Kosovë dhe kërkojnë një qasje të jashtëzakonshme. Është shumë esenciale që kjo të adresohet dhe ngritja e personelit të KFOR-it në kontrollimin e kufirit ka qenë shumë kruciale. Po ashtu, dëshirojmë të them se sulmi i vitit të kaluar që është kryer nga një grup i paramilitarëve FSK ka treguar profesionalizëm të vërtetë duke shmangur të gjitha provokacionet dhe retorikat që kanë mund të qojnë në eskalime të ndryshme”.
“Është shumë e rëndësishme që të krijohet një dialog dhe kjo çështje të kryhet përmes dialogut dhe përmes bashkëpunimit me komunitetin ndërkombëtarë dhe të sigurohemi që forca të mos jetë në shprehje dhe të ndajmë prosperitetin dhe në këtë kontekst NATO dhe anëtarët e QUINT-it janë të gatshëm të ofrojnë lehtësimin e dialogut dhe të gjejmë një zgjidhje për çështjet që deri tani janë të pazgjidhura. Unë pres të bëjmë një qasje të bashkëpunimit të të gjitha palët mund t’i kalojnë këto sfida”, tha ai.
Ambasadori i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves tha se Mbretëria e Bashkuar është e kënaqur me progresin e FSK-së.
Ai ka falënderuar që FSK-në për mbështetjen që ka ofruar për Ukrainë dhe stabilitetin në Evropë, duke shtuar se FSK është në rrugën për integrimi në institucionet e nivelit të lartë të sigurisë, raporton EO.
“Mbretëria e Bashkuar është shumë e lumtura dhe e kënaqur me progresin e FSK-së, për të siguruar që FSK është profesionale, gjithëpërfshirëse dhe llogaridhënëse ne jemi shumë të kënaqur me rolin tonë këtu dhe është shumë e rëndësishme për stabilitetin regjional”.
“Këtë vit kemi me theks të veçantë jemi të lumtur për mbështetjen që FSK-ja ka ofruar për Ukrainë dhe stabilitetin në Evropë. Siç kemi dëgjuar dhe do të dëgjojmë FSK ka shënuar arritje të jashtëzakonshëm për të cilat ne ju urojmë shumë. FSK-ja ende është në një rrugë për krijimin e aftësive dhe forcimin e tyre dhe po ashtu në një rrugë për integrimin euro atlantik për të cilin ne e mbështesim plotësisht”, ka thënë ai.
LEXONI EDHE: