Ministri i Tregtisë dhe Industrisë dhe njëherësh zyrtari i Nismës, Vesel Krasniqi, thuri lavde për Jakup Krasniqin, të cilit sot në orët e hershme të mëngjesit iu bastisë shtëpia nga njësitë e EULEX-it.
Përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, zyrtari i Nismës ka deklaruar se krenohet me sakrificën e Krasniqit, raporton Ekonomia Online
“Krenohemi me veprat dhe sakrificen e bacit Jakup ! Kemi qenë, jemi dhe do të jemi me ty baci Jakup!”, ka shkruar ai.
Që nga mëngjesi i sotëm, forcat e njësisë së EULEX-it janë duke qëndruar në rrugën në të cilën gjendet shtëpia e Jakup Krasniqit në Prishtinë.
Kraniqi një nga figurat kryesore të Ushtrisë̈ Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ishte ftuar për intervistim nga Haga në korrik të vitit të kaluar.