Betim Gjoshi i PDK-së, shkruan se pas Andi Bushatit që bëri thirrje për rrebelim, sot paska marrë ‘lapsin i padituri dhe zëdhënësi i koalicionit të shpresës Agim Bahtiri’.
Kujtojmë se Gjoshi dhe të tjerë, i kanë këto reagime pas deklaratës së zotit Bahtiri, që paralajmëroi ‘vëllavrasje’ në rast se nuk shpallen zgjedhjet e reja.
Postimi i Gjoshit në FB:
Pas Andi Bushatit që një ditë më herët i bënte thirrje Vetëvendosjes për Rrebelim, sot e paska marrë “lapsin” i padituri dhe zëdhënësi i Koalicionit të Shpresës Agim Bahtiri.
Lexone e degjone se çka fol ky tuxhari i kuajve!
Ky e sheh Kosovën punë therrtoreje të kafshëve.
Vetëvendosje e paska gjetur më në fund trumbetuesin e luftës vëllavrasëse që po e përmendin Komisarët e kësaj partie në Tiranë duke ndjellur fillimin e pranverës së përgjakshme shqiptare nga Kosova.