Zyrtari i PDK-së: Zhbllokimi i fondeve të MCC-së për Kosovën, është lajmi më i mirë i javës

Prishtinë | 09 Qer 2020 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i PDK-së, Kushtrim Shkodra përmes një postimi në Facebook ka reaguar për zhbllokuar fondet MCC-së, ku ka shkruar se ky është lajmi më i mirë i javës.

Postimi i plotë:

Zhbllokimi i fondeve të MCC-së për Kosovën, është lajmi më i mirë i javës. MCC përmes projekteve në vitet në vazhdim, që kanë për qëllim zhvillimin ekonomik të vendit, do të ofrojë mundësi për investime veçanërisht në tri fusha kryesore: në efikasitetin e energjisë elektrike, në sundimin e ligjit dhe në mbrojtjen e ambientit. Përmes këtyre projekteve do të mundësohet transformim ekonomik, vende të reja të punës, ulje e varfërisë dhe luftë kundër korrupsionit.

Të ngjashme