Zyrtari i Vetëvendosjes: UÇK dhe lufta e saj do të ishte më mirë pa Hashim Thaçin

Prishtinë | 25 Kor 2025 | 21:42 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës do të ishte më mirë pa Hashim Thaçin.

Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se edhe Kosova e pasluftës dhe pavarësia do të ishte më e plotë pa Thaçin.

Ky reagim i tij, vjen pas intervistës se ish-presidentit, e cila u komentua shumë.

“Unë jam i bindur seUÇK dhe lufta e saj do të ishte më mirë pa Hashimin.

Kosova e pasluftës do të ishte më mirë pa Hashimin

Pavarësia e Kosovës do të ishte më e plotë pa Hashimin

Ndërtimi, konsolidimi i shtetit do të ishte më i fortë pa Hashimin

Shtrirja e sovranitetit dhe luftimi i krimit e korrupsionit do të ishte më mirë pa Hashimin

Zajednica nuk do të ishte pa HashiminNdarja e Kosovës nuk do të ishte temë pa Hashimin

Amnistia për kriminelët nuk do të ishte pa Hashimin

Privatizimi dhe shkatërrimi i ndërmarrjeve nuk do të ishte pa Hashimin

Dhe në fund

Gjykata Speciale nuk do të ekzistonte pa Hashimin” – ka thënë ai.

Të ngjashme