Nënkryetari i PDK-së në Pejë, Arton Muhaxheri, është kërcënuar sonte nga zyrtari i VV-së në Pejë, Bajram Binaku.
Pas një statusi që Muhaxheri ka bërë në facebook-un e tij duke e konsideruar rritjen e VV-së si spektakulare por duke parashikuar rënien si super spektakulare, i menjëhershëm ka qenë reagimi i zyrtarit të VV-së duke e kërcënuar Muhaxherin se mund të mbetet invalid.