I sapo aderuari në Lëvizjen Vetëvendosje, Haki Abazi ka dhënë një formulë, mbase të marrëveshjes, në mes të kësaj partie dhe LDK-së së Isa Mustafës.
“Isa Mustafa President , Albin Kurti – Kryeministër, Vjosa Osmani – Kryetare e LDK dhe Kryeparlamentare”, ka shkruar Abazi në Facebook.
Ndërkohë pak minuta më parë ka përfunduar takimi mes drejtuesve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të LDK-së për arritjen e një marrëveshje në mes të dyja subjekteve.