Zyrtari i VV-së kujton aktivistët që sakrifikuan jetën për arritjen e qeverisë Kurti

Prishtinë | 02 Shk 2020 | 11:20 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbër Zaimi, në ditën e nënshkrimit të marrëveshjes VV-LDK, ka kujtuar aktivistët e VV-së të cilët kishin sakrifikuar për VV-në.

Zaimi ka uruar për Qeverinë Kurti, ku thotë se për këtë arritje është sakrifikuar shumë, ku dhanë rininë, punën e kohën shumë aktivistë të VV-së.

Zaimi ka përkujtuar aktivistët Arben Xheladini, Mon Balaj, Arbnor e Astrit Dehari, Hysni Hyseni, të cilët tashmë nuk janë në mesin tonë.

Shkrimi i tij i plotë:

Urime për qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti dhe Lëvizja VETËVENDOSJE!. Për këtë arritje është sakrifikuar shumë. Kanë dhënë rininë, punën e kohën një numër i madh aktivistësh. Përfshi edhe disa prej atyre që sot nuk ndalen duke na sharë.Të paharruar Arben Xheladini, Mon Balaj, Arbnor e Astrit Dehari, Hysni Hyseni.Qofshin ideali, strategjia dhe puna në të njëjtën shkallë karakteristika të kësaj qeverie.

https://www.facebook.com/zaimi/posts/10156772555086129



Të ngjashme